Byreçka krokante pa okllai me mish të grirë dhe vezë nga zonja Albana

26 Maj 2023, 12:06| Përditesimi: 26 Maj 2023, 12:08

  • Share

Byreçka krokante pa okllai

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lç kripë
  • 1 majë luge çaji sheqer
  • 5 pika uthull
  • 1 lç vaj
  • Ujë të vakët sa të marrë

Për mbushjen:

  • 250 gr mish i grirë / vezë
  • 1 qepë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zëmë brumin me ujë, kripë, pak sheqer, uthull dhe vaj. E lëmë të pushojë pak dhe e ndajmë në toptha duke i zhytur në vaj. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, kripën dhe piperin.

Topthat e brumit i hapim me dorë duke ushtruar një prekje të lehtë në skajet e brumit. E kapim më pas në skaje dhe e mbledhim kular. Në mes vendosim  mbushjen si qofte dhe i vendosim byreçkat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?