Byreçka me djathë
Përbërësit:
- 5 fç miell
- 2 gota ujë
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 1 lç maja e thatë
- 100 gr gjalpë
- 100 ml vaj
- 500 gr djathë të bardhë
- ½ tufë majdanoz
Përgatitja:
Në një enë shtojmë sheqerin, myelin, majanë dhe ujë të vakët I përziejmë derisa të treten përbërësit, shtojmë miellin dhe zëmë brumë, e lëmë në një tavë të zhytur në vaj dhe gjalpë. Mbas gjysmë ore marrim petën, dhe e hapim me dorë, bëjmë mbushjen me djathë dhe majdanoz , e mbledhim role, dhe e rrumbullakosim në formën e një kërmillli, kështu veprojmë dhe me të tjerat. Në një tavë shtojmë letër pjekje dhe vendosim të gjitha byreckat për pjekje në furrë të parangrohur në 200 gradë për 35 minuta.