Receta

Byreçka me mish të grirë nga zonja Albana

8 Shtator, 12:29| Përditesimi: 8 Shtator, 12:31

  • Share

Byreçka me mish të grirë

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 150 ml ujë të vakët
  • 1 lugë çaji maja të thatë aktive
  • 1/2 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle vaj

Për mbushjen:

  • 250 gr mish i grirë
  • 1/2 qepë e vogël ose presh
  • 1 karotë e vogël
  • 1-2 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë çaji salcë pikante
  • 1 lugë çaji xhenxhefil
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Përziejmë majanë, sheqerin, ujin e vakët dhe e lëmë 5-10 min. Më pas shtojmë miellin, vajin dhe formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë për rreth 1 orë derisa të fryhet. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në tigan me pak vaj kaurdisim qepën ose preshin dhe xhenxhefilin. Shtojmë mishin e grirë, e skuqim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim salcën e sojës, salcën pikante nëse dëshirojmë dhe karotën. E lëmë të lidhen shijet për 5 minuta. Ndajmë brumin në 8 kuleçë, hapim secilin me dorë dhe vendosim nga një lugë mbushje në mes dhe më pas i mbyllim mirë. I vendosim byreçkat në tavë me letër pjekjeje dhe i lëmë 20 minuta që të bëhen të buta e të fryra. Më pas i vendosim të piqen në furrë të parangrohur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?