Byreçka me mish të grirë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 150 ml ujë të vakët
- 1 lugë çaji maja të thatë aktive
- 1/2 lugë çaji sheqer
- 1 lugë gjelle vaj
Për mbushjen:
- 250 gr mish i grirë
- 1/2 qepë e vogël ose presh
- 1 karotë e vogël
- 1-2 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë çaji salcë pikante
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përziejmë majanë, sheqerin, ujin e vakët dhe e lëmë 5-10 min. Më pas shtojmë miellin, vajin dhe formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë për rreth 1 orë derisa të fryhet. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në tigan me pak vaj kaurdisim qepën ose preshin dhe xhenxhefilin. Shtojmë mishin e grirë, e skuqim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim salcën e sojës, salcën pikante nëse dëshirojmë dhe karotën. E lëmë të lidhen shijet për 5 minuta. Ndajmë brumin në 8 kuleçë, hapim secilin me dorë dhe vendosim nga një lugë mbushje në mes dhe më pas i mbyllim mirë. I vendosim byreçkat në tavë me letër pjekjeje dhe i lëmë 20 minuta që të bëhen të buta e të fryra. Më pas i vendosim të piqen në furrë të parangrohur.
Komente
