Byreçka me spinaq
Përbërësit:
Brumi:
- 500 gr miell gruri
- 100 gr miell misri
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 1 lç maja
- Ujë
Mbushja:
- Spinaq
- Majdanoz
- Djathë
Përgatitja:
Miellin e grurit e përziejmë me miellin e misrit, shtojmë kripë, sheqer maja dhe e zëmë brumin me ujë të vakët. E lëmë të pushojë për gjysmë ore, e ndajmë në toptha dhe hapim një petë sa pëllëmba e dorës, e mbushim me spinaq, majdanoz, djathë dhe e mbledhim si krepë. E skuqim në tigan me vaj mesatar.
Komento