Receta

Byreçka role me lakër, Spring rolls nga zonja Albana

2 Prill, 11:54| Përditesimi: 2 Prill, 11:56

  • Share

Byreçka role me lakër

Përbërësit:

  • 200 gr lakër
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 2 qepë të njoma
  • 1 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë çaji xhenxhefil
  • 1 thelpi hudhër
  • 8-10 petë për spring rolls
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj, skuqim hudhrën dhe xhenxhefilin për disa sekonda. Shtojmë karrotën e prerë hollë në shirita, specin dhe lakrën e grirë imët. I gatuajmë për 3-4 minuta derisa të zbuten pak. Shtojmë qepët e njoma, salcën e sojës, vajin e susamit, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe e lëmë masën të ftohet. Më pas marrim një petë për spring rolls, vendosim pak nga mbushja në cep dhe e mbështjellim duke mbyllur anët. Lyejmë skajin me pak ujë që të ngjitet dhe kështu veprojmë me të gjithë petët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë ose mund t'i pjekim në furrë në 180°C për 15-20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?