Receta

Byreçka të shpejta me djathë nga zonja Albana

11 Mars, 11:16| Përditesimi: 11 Mars, 11:18

  • Share

Byreçka të shpejta me djathë

Përbërësit:

  • 1 gotë miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 1 lç sodë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë kos
  • 1 tufë koper
  • Djathë i butë
  • Kripë

Përgatitja:

Në një tas vendosim vezën, vajin, kosin, miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Zëmë një brumë të butë. Mẽ pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i hapim me dorë aq sa të mbyllet një kubik djathi. I lyejmë byreçkat me pak vezë dhe bëjmë 3 prerje. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?