Receta

Byreçka tigani me jeshillëqe dhe djathë që përgatiten për 5 minuta nga zonja Albana

4 Shtator, 11:39| Përditesimi: 4 Shtator, 11:40

  • Share

Byreçka tigani me jeshillëqe dhe djathë

Përbërësit:

  • Petë byreku
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3-4 qepë të njoma
  • 1/2 tufë dhjozëm
  • 1/2 tufë kopër
  • 400 gr djathë i bardhë
  • 500 gr jeshillëqe
  • Pak spec djegës
  • Pak miell misri
  • Lëngu i 1 limoni
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Jeshillëqet i presim, i marinojmë për 10-15 minuta derisa të lëshojnë lëngjet. I punojmë me duar, shtojmë pak miell misri ose bukë të thërrmuar. Presim qepët e njoma, koperën, dhjozëm dhe rigon të freskët. I bashkojmë me jeshillëqet duke shtuar pak fara speci djegës, miell misri, vaj ulliri dhe djathë të bardhë. Hapim petët mbi tryezën e punës dhe i mbushim duke i palosur sipas formës që duam t’i japim byreçkave, të cilat i skuqim në tigan të nxehur shumë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?