Byreçka tigani me mbushje sipas shijes nga zonja Albana

19 Shtator 2023, 12:19| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 12:22

  • Share

Byreçka tigani me mbushje sipas shijes

Përbërësit:

  • 700 gr miell
  • 350 ml ujë
  • 1 lgj kripë
  • Vaj për skuqje

Mbushje me qepë dhe domate:

  • Domate
  • Qepë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Mbushje me proshutë:

  • Proshutë FIX
  • Djathë të grirë

Përgatitja:

Zëmë brumin me miell, ujë dhe kripë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën, më pas shtojmë domatet, kripë, piper dhe

presim sa të mpikset pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë hapim dy petë mesatarisht sa pëllëmba e dorës. Në petën e parë vendosim mbushjen me qepë dhe domate dhe sipër vendosim petën tjetër. E ngjeshim petën me okllai dhe e vendosim të skuqet në tigan. Disa byreçka të tjera i mbushim me proshutë dhe djathë të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?