Byreçka shtëpie me gjizë, të shpejta dhe shumë të shijshme sugjeruar nga ndjekësja më e rregullt e “Rreze Dielli” amvisa Suzana Kurti Mansaku
Byreçka shtëpie me gjizë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 gr margarinë
- Kripë
- Ujë sa të marrë
- 250 gr gjizë
- 2 vezë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lemë të pushojë. Më pas e ndajmë në kulaçka dhe e hapim me margarinë duke i bërë kulaçkat role të vogla. I hapim drejtkëndëshe dhe i mbushim me gjizë dhe vezë. I mbledhim në formën e trekëndëshit dhe i pjekim në tigan ose në furrë në 200 gradë Celsius.