Byrek festiv me petë sfoljatë dhe perime
Përbërësit:
- Petë sfoljatë
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- Djathë të bardhë
- 1 qepë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me patëllxhanin dhe kungullin të prerë në kubikë të vegjël. Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës dhe vendosim mbushjen me perime. Mbi mbushje vendosim djathë të bardhë në kubikë dhe më pas mbledhim pak petën në pjesën e mbushjes duke e lenë të hapur, ndërsa dy pjesët anësore i lidhim me një spango kuzhine duke krijuar kështu një byrek në formë antipaste festive.
Komento