Byrek i Pashkëve
Përbërësit:
Për brumin:
- 200 ml qumësht
- 200 ml ujë
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 1 lç maja e thatë
- 1 vezë
- 50 ml vaj
- 550 gr miell
Për mbushjen:
- 3 patate
- 300 gr produkte FIX
- 2 qepë
- Kripë, piper
Për lyerjen e byrekut:
- 1 vezë
- 2 lgj qumësht
Përgatitja:
Në një enë vendosim qumështin, ujin e vakët, vezën, kripën, sheqerin dhe majanë e thatë. Më pas shtojmë vajin dhe miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.
Ndërkohë patatet i grijmë në rende, shtojmë qepët e grira imët, sallameritë e prera imët, kripë dhe piper.
Brumin e byrekut e punojmë sërish dhe e ndajmë në 4 pjesë. Hapim petën e parë, e lyejmë me gjalpë gjithë sipërfaqen dhe vendosim masë nga mbushja e përgatitur. Vendosim sipër petën tjetër, mbushje, përsëri petë dhe mbushje. Vendosim dhe petën e fundit, bëjmë një ngjeshje të byrekut dhe fillojmë e mbledhim role dhe më pas e rrotullojmë në formë kërmilli. E lemë 10 minuta të qetësohet dhe e lyejmë me të verdhën e vezës të trazuar me pak qumësht. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.