Byrek me brumë të butë pa mbushje
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 ml qumësht
- ½ filxhan çaji kos
- 1 lugë çaji kripë
- ½ pako pluhur për pjekje
Për të lyer shtresat:
- 70 gr gjalpë
- ¼ filxhan çaji vaj luledielli
Për sipërfaqen:
- 1 e verdhë veze
Përgatitja:
Në një enë të gjerë përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe zëmë një brumë të butë. E lëmë brumin të pushojë për 15 minuta, më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Hapim secilën pjesë hollë dhe e lyejmë me përzierjen e gjalpit të shkrirë me vajin. I vendosim njëra mbi tjetrën. Fillojmë nga mesi dhe i palosim si zarf, duke i mbledhur një nga një. I vendosim në tepsi dhe më pas në frigorifer për të paktën 30 minuta. Pas pushimit, hapim brumin me dorë ose me okllai në madhësinë e tepsisë. I lëmë edhe 15-20 minuta në tepsi që të pushojnë. Lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C, në raftin e poshtëm, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 25-30 minuta).
Komente
