Byrek i shpejtë me perime dhe proshutë nga zonja Albana

25 Korrik 2023, 12:06| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 12:08

  • Share

Byrek sfoljatë me perime dhe proshutë

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull
  • 1 spec
  • 1 qepë
  • 1 domate
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 1/2 pako proshutë FIX
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper, rigon
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim patëllxhanin, kungullin, specin dhe qepën në kubikë dhe i kaurdisim me vaj ulliri, spērkatur me kripë, piper dhe rigon. Në fund shtojmë pak ujë (rreth 1 lugë gjelle). Hapim petën sfoljatë në një tavë. Vendosim perimet në mes të petës, shtojmë proshutën, sipër vendosim domaten të prerë në disqe, mbi domate shtojmë djathë të bardhë duke e spërkatur me rigon dhe majdanoz të grirë imët. E mbledhim petën sfoljatë nga të dyja anët sikur po e thurim gërshet. E lyejmë me pak vezë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për 35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?