Byrek me 12 lloje barishte nga zonja Vjollca

22 Mars 2021, 11:20| Përditesimi: 22 Mars 2021, 11:22

  • Share

Byrek me 12 lloje barishte

Përbërësit:

1 pako peta

12 tufa mix barishte

(spinq, pazi, lëpjetë, hithra, lulekuqe qumështor majdanoz kopër, bishta qepe bishta preshi bishta hudhre nenexhik)

3 kokrra vezë

200 gr djath të bardhë

pak vaj ulliri

kripë

1 gotë qumësht

Përgatitja:

Lajmë mirë barishtet dhe I grijmë ato me gjatësi 1 cm. I vendosim në një tas dhe pasi të hedhim 1 lugë çaji kripë, fillojmë ti shtypim pak me duar. Më pas shtojmë 2 kokrra vezë, 3 lugë gjelle vaj ulliri thërrmojmë pak djath dhe I trazojmë barishtet së bashku.

Në një tas të vogël trazojmë vezën me vajin e ullirit, me pak kripë dhe me qumësht dhe e lëmë mënjanë për të spërkatur petët.

Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe fillojmë shtrojmë petët duke I spërkatur ato në cdo dy petë.Pasi të kemi shtruar gjysmat e petëve përhapim barishtet në të gjtihë sipërfaqen e tavës. vendosim dhe petët e tjera duke I spërkatur me vezë dhe qumësht. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet para se ta shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?