Byrek me arra
Përbërësit:
- 200 gr arra
- 50 gr vaj
- 300 ml ujë
- 1 pako petë të holla të pjekura
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht grijmë arrat imët. U shtojmë kripë dhe i përziejmë me ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrijmë në tavë dhe i spërkasim me masën e arrave. Vazhdojmë duke i alternuar petët me përzierjen derisa të mbarojnë. E pjekim byrekun në furrë të parangrohur, në temperaturë 180°C për rreth 30 minuta.
Komento
Komente
