Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate
Përbërësit:
- 4-5 gota miell
- 1 gotë ujë i vakët
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 lgj maja e thatë
- 1 lç kripë
Për mbushjen:
- 1 kg qepë
- 1 kg domate
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe I përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmě kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj.
Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepët e grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë derisa byreku të piqet.