Byrek me djathë dhe qumësht
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 tufë koper
- 200 ml vaj
- 300 ml qumësht
Përgatitja:
Shtrojmë petët në tavë ku në çdo petë vendosim djathë të thërrmuar me kopër dhe yndyrë. Në fund e presim byrekun në katrore dhe e spërkasim bollshëm me qumësht. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 45 minuta.
Komento
Komente
