Byrek me djathë dhe spinaq
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 100 ml ujë
- 100 ml qumësht
- 100 gr kos
- 1 vezë
- 1 lç kripë
- 1 lk sheqer
Për mbushjen:
- 200 gr djathë i bardhë
- 200 gr spinaq
- 100 gr djathë pice (opsionale)
- Gjalpë për spërkatje
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të rehatohet. Më pas e ndajmë në kulaçka. Bashkojmë kulaçkat nga dy ose tre bashkë. Hapim petën e parë, e spërkasim me gjalpë, shtrojmë djathë dhe spinaq. Hapim petën e dytë dhe të tretën. Veprojmë njësoj si me petën e parë. Hapim petën e katërt me mbushje të njëjtë, e mbyllim si zarf, e spërkasim me yndyrë dhe veprojmë me të tre petët e tjera njësoj. E shtrojmë në tavë mbrapsht dhe e hapin në tavë me duar në të gjithë sipërfaqen e saj. E vendosim byrekun të piqet në temperaturën 220 gradë Celsius.
Komente
