Receta

Byrek me djathë nga zonja Albana

22 Shtator 2021, 11:31| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 11:32

  • Share

BYREK ME DJATHË

Përbërësit

500 gr miell

70 gr vaj

1 lugë supe kripë

1 lugë gjelle uthull

270 ml ujë të vakët

300 gr djathë

3 vezë

2 gota qumësht

1 gotë kos

Fara susami

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë gradualisht ujin e vakët në të cilin kemi hedhur vajin, kripën dhe uthullën. E punojmë miellin derisa të përftojmë një brumë të butë.

E lemë pak brumin të pushojë dhe më pas e ndajmë në toptha të vegjël për teë hapur petët.

Përziejmë masën e kosit me qumështin, djathin e grirë dhe 2 vezë.

Shtrojmë një pjesë të petëve në tavë, vendosim mbushjen me qumësht dhe vezë, e mbulojmë mbushjen me petë, rregullojmë anësoret dhe në fund e lyejmë byrekun me një vezë të trazuar me pak qumësht.

Bëjmë një prerje të lehtë të byrekut, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?