Byrek me domate dhe qepë në tigan
Përbërësit:
- 4 domate të mëdha
- 3-4 qepë
- 700 gr miell
- 350 ml ujë
- Kripě, piper i freskët
- Vaj sipas dëshirës
Përgatitja:
Zëmë brumin e byrekut dhe e lëmë të pushojë pak. Ndërkohë kaurdisim qepët derisa të ulin vëllimin, shtojmë domatet, kripë, piper dhe e lëmë mbushjen të mpikset pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë hapim dy petë mesatarisht sa pëllëmba e dorës. Në petën e parë, vendosim mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër, e ngjeshim petën me okllai dhe e skuqim në tigan. Kështu veprojmë me të gjitha byreçkat dhe i servirim të ngrohta.
Komento
Komente
