Receta

Byrek me dy peta me qepë dhe domate nga zonja Albana

23 Korrik, 12:04| Përditesimi: 23 Korrik, 12:05

  • Share

Byrek me dy peta me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 150-180 ml ujë i ngrohtë
  • 2 lgj vaj ulliri ose luledielli
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • Niseshte ose miell për hapjen e petëve

Për mbushjen:

  • 3 qepë të mëdha
  • 300 gr domate të grira
  • 1 filxhan çaji lëng mishi ose lëng perimesh
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Pak majdanoz ose rigon për aromë

Përgatitja:

Në një tas të madh, përziejmë miellin dhe kripën. Shtojmë vajin dhe ujin gradualisht, duke i përzier derisa të formohet një brumë i butë. E punojmë për 5-7 minuta derisa të bëhet elastik dhe i lëmuar. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta. E ndajmë në 2 pjesë të barabarta dhe hapim petë të holla me okllai. Përgatisim mbushjen, në një tigan skuqim qepët në vaj ulliri derisa të zbuten mirë. Shtojmë domatet e grira dhe i përziejmë derisa të avullojë uji i tepërt (rreth 7-8 min). Më pas shtojmë lëngun e mishit, e lëmë edhe 2 minuta dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë mbushjen të ftohet pak përpara mbushjes së byrekut. Lyejmë një tavë të rrumbullakët me pak vaj. Shtrijmë petën e parë në tavë (duhet të dalë pak jashtë buzëve), shtrojmë gjithë mbushjen në mes dhe e mbulojmë me  petën e dytë. Palosim buzët anash dhe lyejmë sipërfaqen e byrekut me pak vaj. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?