Receta

Byrek me gjizë dhe vezë nga amvisa Edlira Naço

29 Janar, 11:26| Përditesimi: 29 Janar, 11:28

  • Share

Byrek me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 200 ml ujë
  • 1 lugë kafeje maja birre ose fryrës
  • Pak kripë
  • 2 kokrra vezë
  • 250 gr gjizë
  • 1 filxhan kafeje qumësht
  • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë

Përgatitja:

Si fillim përgatisim brumin, përziejmë miellin, vajin, kripën, fryrësin me ujë të vakët. E lëmë brumin të qetësohet për rreth 30 minuta. Në qoftë se brumi është pak i ujshëm i hedhim pak miell, në të kundërt shtojmë pak ujë të vakët. E ndajmë më pas brumin në 10 copa të vogla, hapim 5 petët e para njëra mbi tjetrën duke i lyer me pak vaj ose niseshte. Hapim petët sa kemi tavën, të cilën e kemi të lyer me vaj dhe vendosim mbushjen me gjizën e trazuar mirë me qumështin, vajin dhe vezët. Hapim 5 petët e tjera dhe i vendosim mbi mbushje. Rregullojmë anësoret dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?