Byrek me makarona
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 1 pako peta
- 5 kokrra vezë
- 500 ml qumësht
- 200 gr djathë
- Kripë
- Vaj
Përgatitja:
Ziejmë makaronat, më pas i shpëlajmë në ujë të ftohtë dhe i kullojmë. Në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin dhe djathin. I përziejmë mirë dhe e shtojmë masën tek makaronat. Në një tavë shtrojmë gjysmën e petëve, hedhim makaronat duke i hapur mirë. E mbulojmë me pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me pak yndyrë. Në fund rrahim një të verdhë veze me pak qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e byrekut. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.
Komente
