Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana

20 Dhjetor 2022, 10:34| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 10:35

  • Share

Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë
Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 3 petë të bëra vetë
  • 3 qepë të thata
  • 250 gr mëlçi
  • ½ pulë
  • 1 lgj nenexhik
  • Spec djegës
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Për brumin e petëve të hapura vetë:

  • 300 gr miell
  • 3 pika uthull
  • 6 pika vaj ulliri
  • Ujë të vakët
  • Kripë

Përgatitja:

Thërrmojmë petët e pjekura në një enë ku shtojmë nenexhik dhe vaj ulliri. 
Zemë brumin për petët e njoma dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në një tepsi. Vendosim më pas petët e pjekura të thërrmuara duke sistemuar anësoret e petëve të njoma. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25 minuta. 
Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira imët më pak kripë. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë mëlçitë e prera imët. Mishin e pulës e kemi zjerë dhe e bëjmë fije-fije. E shtojmë dhe mishin e pulës tek qepët e kaurdisura me mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Këtë masë e vendosim mbi byrekun e pjekur. Në fund e lagim byrekun me pak nga lëngu i pulës dhe e rivendosim përseri në furrë për 20 minuta. 
 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?