Receta

Byrek me mish, qepë dhe domate nga zonja Vjollca

1 Prill 2021, 10:04| Përditesimi: 1 Prill 2021, 10:11

  • Share

Byrek me mish, qepë dhe domate

Përbërësit:

1 pako peta

3 qepë ( të mëdha)

500 gr mish të grirë

3 domate ( 400 gr )

2 thelpi hudhra

2-3 lugë gjelle oriz

1 lugë gjelle nenexhik I thatë

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë dhe presim qepën në kubikë dhe e kaurdisim atë me pak kripë deri sa qepa të mos këtë lagështirë. Shtojmë gjysëm luge gjelle vaj dhe e kaurdiisim përsëri deri sa qepa të zverdhet. Shtojmë mishin,  e kaurdisim së bashku me qepën deri sa mishi të marrë ngjyrë.Shtojmë domatet, orizin, piper tw zi, nenexhikun si dhe pak ujë dhe i lëmë deri sa të ziejë orizi.

Nëse duam që petët të mbeten të buta, rrahim një kokërr vezë me kripë dhe 2 filxhanë kafeje vaj duke shtuar një gotë qumësht.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim petët duke i spërkatur ato në dy petë.

Mbushjen mund ta vendoim në një shtresë të vetme në mes, por mund edhe ta shpërndajmë në cdo 4 petë nga pak, sipas preferencës tuaj.

Në fund kthejmë anët, i spërkatim mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta. E lëmë të ftohet dhe e servirim të shoqëruar me një supë, kos ose dhallë.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?