Byrek me mish të grirë
Përbërësit për petët:
- 700 gr miell i bardhë
- 1 lugë çaji kripë
- 2-3 lugë vaj
- 400 ml ujë i vakët
Mbushja me mish:
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë të mëdha
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 domate e grirë ose pak salcë
- Kripë, piper i zi
- Pak trumzë ose rigon
- 100 gr gjalpë i tretur ose vaj për petët
Përgatitja:
Kaurdisim qepët në vaj derisa të zbuten. Shtojmë mishin dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë përgatisim brumin e petëve. Përziejmë miellin me kripë, vaj dhe ujë derisa të formohet një brumë i butë. E lëmë të pushojë 30 minuta, më pas e ndajmë në 10-12 toptha. Hapim çdo topth në petë të holla me okllai. Lyejmë tavën me vaj/gjalpë. Vendosim 4-5 petë të holla duke i lyer secilën me gjalpë. Shtojmë mbushjen me mish, vendosim 4-5 petë sipër spërkatur me gjalpë. Lyejmë edhe sipërfaqen e byrekut me pak gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 200°C për 40-45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente
