Receta

Byrek me oriz nga zonja Albana

24 Korrik, 11:51| Përditesimi: 24 Korrik, 12:09

  • Share

Byrek me oriz

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200-250 ml ujë të vakët
  • Pak kripë
  • Niseshte për hollimin e petëve

Për mbushjen:

  • 500 gr oriz
  • 300 gr djathë të bardhë
  • 4-5 vezë
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 1 tufë kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë e piper

Përgatitja:

Ziejmë orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe e kullojmë. E lëmë mënjanë derisa të ftohet. Shtojmë vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, gjalpin e tretur si dhe koprën e majdanozin të grirë hollë, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë mirë. Fillojmë të përgatisim brumin duke hedhur miellin në një tepsi. Hapim një gropë në mes të miellit ku hedhim vezën, vajin e ullirit dhe ujin e vakët (ku kemi tretur pak kripë). I punojmë bashkë për disa minuta derisa të përftojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë 10-15 minuta. Ndërkohë marrim brumin dhe e ndajmë në kuleçë të vegjël aq sa petë do të tërhollim. I hapim kuleçët e vegjël me niseshte. Petët i hapim më të mëdha se tepsia. Në një tepsi të lyer me vaj shtrojmë 2 petë, duke i spërkatur e lyer një nga një me vaj ulliri. Pasi shtrojmë petën e tretë, fillojmë e hedhim mbushjen e përgatitur në tërë petën. Më pas shtrojmë edhe dy petë të tjera, pastaj hedhim mbushjen. Pra, shtrojmë mbushje në çdo dy petë. E pjekim byrekun në furrë të ngrohur më parë, derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?