Byrek me patëllxhanë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme
- 2-3 patëllxhanë mesatarë
- 200-250 gr djathë i bardhë
- 1 qepë e madhe
- 2-3 vezë
- 2-3 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët dhe i presim në kubikë ose feta të holla. I spërkatim me kripë dhe i lëmë të nxjerrin ujin e hidhur për 20-30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe i skuqim lehtë në vaj ulliri ose i pjekim në furrë derisa të zbuten. Në një tigan me pak vaj, kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët e zbutur dhe i lëmë të marrin pak shije bashkë. Në një enë tjetër, rrahim vezët, shtojmë djathin e thërrmuar, majdanozin dhe piperin. E shtojmë tek patëllxhanët duke e trazuar mirë. Lyejmë tavën me vaj dhe shtrijmë 2-3 petë duke i lyer mes tyre me vaj. Shtojmë gjysmën e mbushjes, vendosim 2 petë të tjera sipër, sërish me vaj mes tyre. Shtojmë pjesën tjetër të mbushjes dhe mbyllim byrekun me petët e fundit. Lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose një vezë të rrahur për një ngjyrë të bukur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180-200°C për 40-50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh dhe pak domate të prera në copa të vogla në mbushje për më shumë lëng dhe shije. Në vend të djathit të bardhë mund të përdorësh edhe gjizë ose djathë kaçkavall të grirë.
Komente
