Receta

Byrek me patëllxhanë dhe speca, plot shije nga zonja Albana

6 Shkurt, 12:05| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:07

  • Share

Byrek me patëllxhanë dhe speca

Përbërësit:

  • 500 gr petë të gatshme
  • 100 ml vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 2 speca të kuq ose jeshilë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 domate e grirë
  • 200 gr djathë i bardhë ose kaçkavall
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji rigon ose trumzë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patëllxhanët në kubikë të vegjël. I kriposim dhe i lëmë të kullojnë për 15 minuta për të larguar hidhësinë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan, skuqim qepën e grirë në vaj ulliri. Shtojmë patëllxhanët dhe specat e prerë në copa të vogla. Pasi të zbuten, shtojmë domaten, kripën, piperin dhe rigonin. E lëmë të gatuhet për 10 minuta dhe e më pas e lëmë të ftohet. Pasi masa të jetë ftohur, shtojmë djathin e thërrmuar dhe vezët e rrahura duke e përzier mirë. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim 3-4 petë të lyera me vaj, duke i lënë anët të dalin pak jashtë. Shtrojmë një shtresë mbushjeje dhe e mbulojmë me 2-3 petë të tjera. Përsëritim procesin derisa të mbarojë mbushja dhe petët. Mbyllim anët dhe lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose një vezë të rrahur për një pamje të artë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?