Byrek me patëllxhanë me kulaçka nga zonja Albana

9 Shtator, 11:32| Përditesimi: 9 Shtator, 11:33

  • Share

Byrek me patëllxhanë me kulaçka

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 20 gr maja
  • 300 ml ujë i vakët
  • 1 lgj kripë
  • 3 patëllxhanë
  • 3 speca
  • 500 gr mish i grirë
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 2 domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Majdanoz
  • 1 gotë ujë të gazuar ose me sodë

Përgatitja:

Qepën e grijmë imët dhe mishin e grirë e kaurdisim në tigan. Kaurdisim patëllxhanët e prerë në kubikë të cilët i kemi lënë në ujë më parë, shtojmë domatet e prera në kubikë dhe pas 5 minutave shtojmë specat. Rregullojmë shijen me erëza dhe në fund shtojmë djathin. E lëmë masën të ftohet dhe ndërkohë zëmë brumin të cilin e ndajmë në toptha të vegjël. Hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe më pas i hapim në petë, peta e poshtme më e madhe dhe peta e sipërme më e vogël dhe më e hollë. Vendosim mbushjen në mes, kthejmë anët dhe e spërkasim me sodë të holluar në ujë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?