Byrek me patëllxhanë
Përbërësit:
- 3-4 patëllxhanë
- 1 lgj miell
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 kokrra domate
- 200 gr djathë
- Kripë, piper
Për petët e byrekut:
- 1 pako petë
- 1/2 gotë vaj
- 1 gotë qumësht
- 1 e verdhë veze
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël në ujë me kripë për disa minuta. Ndërkohë kaurdim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patëllxhanët pasi i kemi tharë mirë dhe i kemi spërkatur me pak miell. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe në fund shtojmë djathin e grirë. Spërkatim tepsinë me yndyrë dhe shtrojmë petët duke i spërkatur dy e nga dy me pak vaj të trazuar me qumësht. Vendosim mbushjen me patëllxhanë dhe përsëri petë të spërkatura me yndyrën me qumësht (sipas dëshirës yndyrës mund t'i shtojmë dhe një vezë). E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.