Byrek me patëllxhanë nga zonja Albana

14 Nëntor, 12:09| Përditesimi: 14 Nëntor, 12:11

  • Share

Byrek me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 500 gr petë për byrek
  • 2 patëllxhanë mesatare
  • 150 gr oriz
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 kokërr domate
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë, piper
  • Kopër ose majdanoz i freskët
  • Vaj për të lyer petët

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël dhe i skuqim me pak vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Në një tigan tjetër skuqim qepën, më pas shtojmë domaten në kubikë duke e lënë të gatuhet derisa të avullojë lëngu. Ndërkohë ziejmë orizin derisa të jetë gjysmë i zbutur dhe e kullojmë. Përziejmë më pas patëllxhanët, orizin, qepën e domaten dhe djathin e thërrmuar. E rregullojmë me kripë, piper dhe erëza të freskëta sipas dëshirës. Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë gjysmën e petëve duke i lyer secilën me vaj. Hedhim mbushjen mbi petët e vendosura. Shtrojmë petët e mbetura mbi mbushje, duke i lyer gjithashtu secilën me vaj. Rrahim një vezë dhe e lyejmë sipërfaqen e byrekut. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40-45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?