Receta

Byrek me patëllxhanë, qepë dhe domate nga zonja Albana

8 Tetor, 11:32| Përditesimi: 8 Tetor, 11:37

  • Share

Byrek me patëllxhanë, qepë dhe domate

Përbërësit:

  • Petë të gatshme ose:
  • 4-5 gota miell
  • 1 gotë ujë i vakët
  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 lugë gjelle maja e thatë
  • 1 lugë çaji kripë

Për mbushjen:

  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 1 kg qepë
  • 700 gr domate
  • Nenexhik i thatë ose majdanoz
  • Kripë, piper, pak spec djegës
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Përziejmë ujin dhe qumështin e vakët me majanë. Shtojmë miellin pak nga pak bashkë me kripën. E punojmë brumin derisa të bëhet elastik dhe e lëmë të vijë 30–40 minuta, më pas e ndajmë në 3 kulaçë. Ndërkohë qërojmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël, i kriposim lehtë dhe i lëmë 10 minuta të nxjerrin hidhësinë. Në tigan me vaj, kaurdisim qepët derisa të zbuten, shtojmë patëllxhanët dhe i skuqim të gjitha bashkë derisa të marrin ngjyrë. Më pas shtojmë domatet e grira dhe i lëmë derisa të avullojë lëngu. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, nenexhik dhe e lëmë të ftohet pak. Hapim petën e parë të madhe, e vendosim në tepsi të lyer me vaj. Shtojmë gjysmën e mbushjes, vendosim petën e dytë, shtrojmë pjesën tjetër të mbushjes dhe e mbulojmë me petën e tretë. Rregullojmë anësoret e byrekut, e spërkatim sipërfaqen me pak vaj dhe e vendosim në furrë në 200°C për rreth 40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Këshilla nga Albana: Nëse do shije më të lehtë, patëllxhanët mund t’i pjekësh paraprakisht në furrë në vend që t’i skuqësh, byreku del më i butë dhe më aromatik.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?