Byrek me perime me katër lugë gjelle miell
Përbërësit:
4 vezë
1/2 gotë vaj
1 gotë kos
4 lugë gjelle miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
2 patate të mëdha (në rende)
1 filxhan çaji djathë i bardhë i thërrmuar
2 karrota në rende
1 tufë spinaq (200 gr)
1 presh (vetëm pjesa e bardhë)
Kripë dhe piper i zi
Spec pikant (opsionale)
1 filxhan çaji djathë kaçkavall i butë
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i grijmë në rende, nga pjesa më e trashë e rendes. Po kështu veprojmë edhe me karrotat.
Spinaqin e lajmë, e thajmë dhe e presim hollë. Presim preshin përsë gjati në 1/2 dhe më pas e grijmë hollë. Thërrmojmë rreth 150 gr djathë të bardhë dhe grijmë në rende nga pjesa e trashë djathin e butë që shkrin. I lëmë perimet dhe djathërat mënjëanë.
Në një tas rrahim vezët, vajin, kosin, kripën dhe i përziejmë të gjithë së bashku. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe përsëri i përziejmë mirë.
Shtojmë në tasin me vezë patatet e grira në rende, karrotat e grira, djathin e thërrmuar, spinaqin, preshin, kripën, erëzat, i përziejmë mirë.
Shtrojmë në një tavë letër pjekje dhe mbi të shtojmë brumin, e nivelojmë mirë dhe e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, e lëmë të piqet për 15-20 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë. E lëmë të ftohet dhe e servirim të ndarë në feta.