Byrek me perime në tigan nga zonja Albana

4 Mars 2022, 12:14| Përditesimi: 4 Mars 2022, 12:15

  • Share

Byrek me perime në tigan

Përbërësit:

2 karrota

1 tufë qepë të njoma

2 patate

1 qepë mesatare

Kripë, piper

Vaj për skuqje

Për petët:

2 e ½ fç miell

10 gr sodë buke

200 ml qumësht

1 e ½ lgj fara susami

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e petëve duke bashkuar miellin me qumështin dhe sodën e bukës. E punojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë farat e susamit. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Grijmë në rende karrotat, lakrën dhe pataten e zier paraprakisht. Qëpët e njoma i presim imët dhe të gjithë perimet i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë të ftohet. Hapim petët dhe i presim në formë drejtkëndëshi. Vendosim mbushje  në anësore të petës dhe e mbledhim role. Pjesët fundore i shtypim me pirun në mënyrë që të mos hapen. Byreçkat i skuqim në vaj të bollshëm.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?