Byrek me petë sfoliatë me kunguj, djathë dhe domate nga zonja Albana

5 Maj 2023, 11:30| Përditesimi: 5 Maj 2023, 11:32

  • Share

Byrek me petë sfoliatë me kunguj, djathë dhe domate

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliatë
  • 1 kubik gjalpë
  • 200 gr proshutë të tymosur
  • 2 kunguj të njomë
  • 2 feta djathë
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 100 gr pana
  • 4 kokrra vezë
  • Domate qershi

Përgatitja:

Për të përgatitur byrekun me petë sfoliate, fillimisht shkrijmë në një tigan gjalpin dhe skuqim proshutën e tymosur për disa minuta. Ndërkohë i presim në feta kungulleshkat dhe i shtojmë tek proshuta, i ziejmë për 10 minuta në tiganin e mbuluar me kapak, në mënyrë që kungujt të zbuten mirë. Shtojmë kripë sipas shijes, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Në një tas rrahim vezët, shtojmë djathin parmixhano, panën dhe fetat e holla të prera të djathit. Përziejmë masën dhe e shtojmë tek kungujt.

Vendosim petën sfoliatë në një tavë tartash me letër pjekje, e shpojmë me majën e pirunit vende-vende. Shtojmë mbushjen, e hapim mirë dhe me pas sistemojmë anësoret e petës sfoliatë. E dekorojmë byrekun me copëza domatesh dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 30 minuta. Pasi të jetë pjekur e lemë për rreth 15 minuta të ftohet dhe më pas e shërbejmë. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?