Byrek me petë të pjekura me qumësht dhe vezë nga Albana

12 Qershor, 11:42| Përditesimi: 12 Qershor, 11:43

  • Share

Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 1 lt qumësht
  • 100 gr gjalpë
  • 100 ml vaj
  • 5-6 kokrra vezë
  • 1 lç sodë sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë qumështin, kripën, arrën moskat dhe pak sodë buke. Lyejmë me yndyrë tavën ose tepsinë dhe vendosim në të një petë të thatë si bazë. Petët e tjera i lagim mirë me qumështin me vezë dhe i shtrojmë mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve, nëse na tepron pak qumësht e hedhim sipër. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?