Receta

Byrek me petë të ziera me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

4 Qershor, 11:33| Përditesimi: 4 Qershor, 11:35

  • Share

Byrek me petë të ziera me djathë dhe proshutë

Përbërësit:

Për petët:

  • 5 vezë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3-4 lugë gjelle ujë
  • 500-600 gr miell

Për zierjen e petëve:

  • 2 litra ujë
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle vaj

Për mbushjen:

  • 300 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • 150 gr proshutë
  • 1 tufë majdanoz
  • 150-200 gr gjalpë i shkrirë

Përgatitja:

Në një tas të madh, rrahim vezët me kripë, shtojmë ujin dhe miellin gradualisht. Zëmë një brumë të fortë dhe e punojmë mirë për 10 minuta. E ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe i mbulojmë me një pecetë për 15 minuta. Hapim secilin topth në petë të holla (afërsisht sa diametri i tepsisë). Dy petë nuk i ziejmë, pasi do i përdorim si bazë dhe si mbulesë. Në një tenxhere të madhe, vlojmë ujin me kripë e vaj. Vendosim një e nga një petët për 30 sekonda, pastaj i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë dhe i kullojmë me kujdes. Lyejmë tepsinë me gjalpë, vendosim petën e pazier, dhe më pas shtrojmë petët e ziera (4-5 shtresa) duke i lyer me gjalpë. Shpërndajmë përzierjen me djathë dhe majdanoz dhe vendosim disa shtresa petësh të ziera spërkatur me gjalpë. Sipër vendosim petën e fundit të pazier dhe e lyejmë mirë me gjalpë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe krokante sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?