Byrek me presh dhe oriz
Përbërësit:
- 1 pako peta të gatshme
- 1 kg presh
- 1 filxhan çaji oriz
- 4-5 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 1 tufë majdanoz i freskët
- 1 gotë kos
- 1 vezë (për mbushjen, opsionale)
- Kripë, piper i zi, pak spec i kuq i ëmbël
- Vaj për lyerjen e petëve
Përgatitja:
Preshin e pastrojmë dhe e presim hollë. E kaurdisim në vaj ose gjalpë për rreth 10 minuta, derisa të zbutet. Shtojmë orizin, pak ujë (1/2 gotë) dhe i lëmë të ziejnë bashkë për 5-7 minuta. Shtojmë kripën, piperin, specin e kuq dhe majdanozin e grirë. Nëse dëshirojmë një shije më të pasur, shtojmë një vezë të rrahur me një gotë kos. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë 3-4 petë duke i lyer mes tyre me pak vaj. Hedhim gjysmën e mbushjes, shtojmë 2-3 petë të tjera, pjesën tjetër të mbushjes dhe përsëri petë. Rregullojmë anët e byrekut, e presim në copa dhe lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose me vezë të rrahur për një pamje më të artë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180–200°C për 40-50 minuta.
Komente
