Byrek me presh
Përbërësit:
Për petët:
- 500 gr miell
- 1 gotë ujë
- Pak vaj
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 4 presh
- 2 vezë
- 200 gr djathë
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshin pasi e kemi grirë imët e kaurdisim me pak kripë që të zbutet mirë. E lëmë pak të ftohet dhe shtojmë vezët, djathin e grirë, qumështin, pak kos, kripë me kujdes dhe pak piper. E trazojmë mirë mbushjen e byrekut dhe nisim me përgatitjen e brumit të cilin e zëmë me miell, ujë, vaj dhe kripë. Ndajmë brumin në 10 kuleçë dhe i hapim të vogla sa pëllëmba e dorës. I spërkasim të gjithë kuleçët me pak vaj ulliri dhe më pas vendosim 5 kuleçët e hapur njëra mbi tjetrën. Spërkasim tryezën e punës më pak niseshte dhe hapim një petë të madhe të cilën e vendosim në tepsi. Shtrojmë dhe hapim mbushjen dhe më pas hapim petën tjetër me 5 kuleçët e tjerë, e shtrojmë mbi mbushje, rregullojmë anësoret e byrekut dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius.