Byrek me pulë dhe oriz nga zonja Albana

11 Janar, 12:01| Përditesimi: 11 Janar, 12:02

  • Share

Byrek me pulë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 2 qepë të thata
  • 2 ½ filxhanë oriz
  • 5 filxhanë çaji ujë
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • 3-4 kokrra vezë
  • 5-6 lgj vaj ulliri
  • 4-5 petë të gatshme ose 2-3 petë të bëra vetë

Për brumin e petëve:

  • miell, ujë të vakët, pak uthull, pak vaj, kripë

Përgatitja:

Vendosim pulën të ziejë në ujë të vluar me kripë për 35-40 minuta në temperaturë mesatare. Në një tigan kaurdisim qepën të grirë hollë me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. Sapo qepa të marrë ngjyrë shtojmë erëzat dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kaurdisim për pak minuta. Në një tavë të lyer me vaj vendosim 3 petët njëra pas tjetrës duke i lyer lehtë me vaj. Hedhim masën e përgatitur të orizit dhe më pas vendosim pulën (rreth e rrotull tavës dhe në qendër) të cilën e kemi ndarë në racione duke i hequr kockat. Palosim rreth mbushjes një e nga një petët, dhe i spërkasim anësoret e byrekut me pak vaj. Në qendër ku kemi mbushjen shtojmë me garuzhde gati më shumë se gjysmën e sasisë së lëngut të ngrohtë ku përgatitëm pulën. E tundim pak tavën në mënyrë që lëngu të depërtojë në të gjithë mbushjen e byrekut. E vendosim më pas byrekun në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pas këtij minutazhi rrahim vezët me pjesën tjetër të lëngut të mishit dhe e shtojmë mbi byrek në qendër dhe pak mbi petat rreth e rrotull. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 40 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?