Byrek me qepë dhe domate me brumë të ardhur nga zonja Albana

18 Tetor, 11:57| Përditesimi: 18 Tetor, 11:59

  • Share

Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 4-5 gota miell
  • 1 gotë ujë i vakët
  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 lgj maja e thatë
  • 1 Iç kripë

Për mbushjen:

  • 1 kg qepë
  • 1 kg domate
  • Nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj. Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepët e grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë derisa të piqet. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?