Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana

5 Qershor, 12:31| Përditesimi: 5 Qershor, 12:32

  • Share

Byrek me qepë dhe domate

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 1 lgj kripë
  • 250 ml ujë i vakur

Për mbushjen:

  • 3 kokrra qepë
  • 3 kokrra domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Përgatisim fillimisht mbushjen me qepë e domate. Grijmë shumë hollë qepët dhe i skuqim me vaj ulliri derisa të marrin një ngjyrë të artë. Gjatë skuqjes hedhim kripë dhe pak piper. Ndërkohë pasi kemi larguar cipën e domateve i grijmë në сора të vogla dhe i hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepët dhe vijojmë t'i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte. E lëmë të ftohet dhe përgatisim brumin e byrekut. Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes, hedhim një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me duar derisa të krijohet një masë kompakte të cilën e ndajmë në dy pjesë të barabarta. Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t'i hollojmë në petë të vogla. Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri. Hapim një petë të madhe dhe e shtrojmë në tepsi. Vendosim mbushjen me qepë e domate dhe shtrojmë petën tjetër, të cilën e hapim njësoj si të parën. Kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave. Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme dhe e vendosim për t'a pjekur në furrë në 200 gradë për rreth 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?