Byrek me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle vaj
- Ujë i vakët sa të marrë brumi (rreth 200 ml)
- Niseshte ose miell për hapjen e petëve
Për mbushjen:
- 5-6 qepë të njoma
- 200-250 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak piper i zi ose spec i kuq i ëmbël
Për petët:
- Gjalpë i shkrirë ose vaj për çdo shtresë
- 1 e verdhë veze për sipërfaqen (opsionale)
Përgatitja:
Përziejmë miellin me kripën, vajin dhe ujin gradualisht derisa të krijohet një brumë i butë. E lëmë të pushojë 20-30 minuta, më pas ndajmë brumin në 8-10 toptha. I hollojmë një e nga një me niseshte në formë rrethore dhe shumë të holla. Përgatisim mbushjen duke përzier djathin me qepët e prera hollë. Vendosim 3-4 petë të lyer me gjalpë njëra mbi tjetrën në tavë. Përhapim mbushjen mbi petë. Shtrojmë sërish 3-4 petë të lyera me gjalpë ose vaj. Nga qendra bëjmë prerje rrethore dhe trekëndëshe, duke ngritur copat për të formuar petale ose yje sipërfaqësore. Lyejmë sipërfaqen me pak vezë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në 190°C për 35–40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Nëse dëshiron një shije më të pasur, shto pak majdanoz ose koper në mbushje. Mund të shtosh edhe pak ajkë kosi ose qumësht në mbushje për butësi.
Komente
