Receta

Byrek me spinaq, djathë dhe kos nga zonja Albana

13 Nëntor 2023, 11:19| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 11:22

  • Share

Byrek me spinaq, djathë dhe kos

Përbërësit:

Për brumin:

  • 400 gr miell
  • 1 lugë vaj
  • Ujë të vakët
  • Kripë

Për mbushjen:

  • 400 gr spinaq
  • 150 gr djathë të bardhë
  • 200 ml kos
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 vezë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zëmë brumin me miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Bëjmë katër kulaçka nga dy dyshe të hapura me vaj. Mbushjen e vendosim në mes të cilën e kemi përgatitur me spinaq, djathë të thërrmuar, kripë, piper dhe vezë. Sipër mbushjes me spinaq shtojmë kosin lugë-lugë. E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. Pasi byreku të jetë pjekur, e lyejmë sipërfaqen me pak kos dhe vezë dhe e lëmë në furrë dhe për pak minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?