Byrek i shtrirë me dorë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lugë gjelle maja e thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 250–300 ml ujë i vakët
- 3 lugë gjelle vaj
- Djathë i bardhë ose pice
- 100 gr gjalpë i shkrirë ose vaj
- 1 e verdhë veze për lyerje
- Fara susami sipas dëshirës
Përgatitja:
Përziejmë miellin me majanë, sheqerin dhe kripën në një enë të madhe. Shtojmë ujin pak nga pak dhe fillojmë punojmë brumin. Në fund shtojmë vajin (duhet të formohet një brumë i butë dhe elastik). E lëmë të pushojë të mbuluar për 45–60 minuta. Pasi brumi të vijë, e ndajmë në toptha dhe i lëmë edhe 10 minuta të pushojnë. Me dorë ose me petës, shtrijmë secilën pjesë në një gjatësi të hollë, e lyejmë me gjalpë të shkrirë ose vaj gjatë shtrirjes. Vendosim mbushjen me djathë dhe më pas brumin e palosim duke e rrotulluar. Vendosim format në tavë të lyer dhe sipër kalojmë një furçë me të verdhë veze. Në fund mund t'i spërkatim me pak fara susami. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30–35 minuta.
Komente
