Byrek sipas traditës Turke me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

11 Korrik 2023, 11:44| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 12:07

  • Share

Byrek me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 6 vezë
  • 4 e ½ gota miell
  • 1 e ½ lç kripë

Për mbushjen:

  • 500 gr gjizë
  • 5 vezë
  • 2 gota qumësht

Përgatitja:

Zëmë brumin me vezët, kripën dhe miellin. E vendosim brumin të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe hapim petët 2 e nga 2. Kur petën e kemi gati, e vendosim në një tenxhere me ujë të vluar për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë. I vendosim petët në një tepsi të rrumbullakët të cilën e kemi lyer me gjalpë. Në çdo 2 petë shtrojmë masën e vezëve me qumështin dhe gjizën. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?