Byrek tigani me djathë, kos dhe vezë
Përbërësit:
Për brumin:
- 250-300 gr miell
- 1/2 lugë çaji kripë
- 180-200 ml ujë i vakët
- Pak vaj për lyerjen e petëve
Për mbushjen:
- 250 gr djathë i bardhë ose djathë me gjizë
- 1 lugë gjelle kos
- 1 e verdhë veze (opsionale)
Përgatitja:
Në një enë përziejmë miellin me kripën dhe shtojmë ngadalë ujin. Zëmë një brumë të butë dhe e punojmë për 5-7 minuta. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Përziejmë djathin me të verdhën e vezës dhe kosin. Ndajmë brumin në toptha. Hapim çdo topth në petë të hollë me petës. Vendosim mbushjen në qendër, e mbyllim si zarf ose e rrotullojmë si byrek role. Lyejmë pak tiganin me vaj dhe pjekim byrekun në zjarr mesatar derisa të marrë ngjyrë të artë në të dyja anët. Mund t’i lyejmë sipër me pak gjalpë të shkrirë për më shumë shije.
Komente
