Byrekë të butë me djathë dhe kos
Përbërësit:
Për brumin:
- 200 gr kos
- 150 ml vaj luledielli
- 1 kokërr vezë
- 550-650 gr miell
- 9 gr maja të thatë ose pluhur pjekës
- 1 lugë çaji kripë
Për mbushjen:
- 300-500 gr djathë i bardhë
- 1 kokërr vezë
- Pak kos
- Fara susami
Përgatitja:
Në një tas përziejmë kosin, vajin dhe një vezë. Nësë përdorim majanë e shtojmë me pak sheqer, ndërsa nëse përdorim pluhur pjekës e bashkojmë direkt me miellin. Gjatë përzierjes, gradualisht shtojmë miellin dhe kripën, derisa brumi të jetë i butë, pa u ngjitur në duar. E mbulojmë me qese ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30–60 minuta. Ndërkohë bashkojmë përbërësit e mbushjes: djathin, kosin dhe vezën. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në toptha dhe i hapim. Byreçkave mund t'i japim formën që dëshirojmë, role, trekëndësha apo katrorë. Vendosim nga një lugë me djathë në mes, i mbyllim mirë dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. Lyejmë sipërfaqen me përzierje vezë me pak qumësht, i spërkatim me susam dhe i vendosim në pjekje në 180–200 °C për 20–45 minuta.
Komente
